Report TV - Çështja Tahiri, prokurorët e çështjes, mbledhje te krimet e rënda

  • 6 years ago
Tre prokurorët e çështjes Tahiri, Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani pritet të zhvillojnë një mbledhje në Prokurori për dosjen në hetim të Habilajt. Burime pranë Prokurorisë bëjnë të ditur se përfaqësuesit e organit të akuzës po verifikojnë provat për dosjen në fjalë, ku sipas tyre rezulton i implikuar edhe ish-ministri i Brendshëm. Provat e paraqitura në Këshillin e Mandateve janë cilësuar nga maxhoranca si të pamjaftueshme, ndërsa vetë Tahiri ka akuzuar se po i bëhet gjyq politik.

Recommended