“Deti”, Rama: Zgjidhja e çështjes përmes një Gjykate Ndërkombëtare, shmang patriotizmat
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Samitin e organizuar nga ?The Economist? në Athinë.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, kreu i qeverisë u shpreh se, duhet të jemi më të fortë kur goditemi nga valët e populizmit, ndërsa foli për çështjen e detit me Greqinë dhe përplasjet turko-greke në Mesdheun Lindor.

Sipas Ramës, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si shtete duhet të ngrihen në nivelin e marrëdhënieve mes dy popujve, ndërsa shtoi se çështja e detit duhet të zgjidhet nga Gjykata Ndërkombëtare, për të shmangur siç tha ai, patriotizmat në të dy vendet.

?Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni të keni më shumë kohë. Ky ëshjtë një rajon shumë interesant. Na pëlqen shumë të flasim. Do të thoja thjesht se kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë se jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas, herë pas here, kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale, në fakt janë thjesht çështje që nuk kanë zjarr në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve siç janë marrëdhëniet mes dy popujve. Çfarë shoh nga miqtë grekë, nuk ka ndjesi negative apo mëri mes njerëzve. Është krejt e kundërta. Ne ua detyrojmë njerëzve ti çojmë marrëdhëniet në këtë nivel. Me qeverinë e re jemi në drejtimin e duhur. Mund të zgjidhim jo vetëm këtë por edhe çështje të tjera për të mos u përdorur më nga forcat e errëta politike në vendet tona.

Zgjidhja më e mirë Gjykata Ndërkombëtare shmang patriotizmat?, u shpreh ndër të tjera Rama.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/deti-rama-zgjidhja-e-ceshtjes-permes-nje-gjykate-nderkombetare-shmang-patriotizmat/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended