Top News - Konflikti Kosovë-Serbi/ Maas: Zgjidhja edhe përmes BE
  • 4 years ago
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë europiane, duhet që edhe zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, t`i kenë me BE-në. ?Për këtë jam shumë, shumë i sigurtë që Bashkimi Europian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment. Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Europë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me BE-në.Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Europian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani?, tha Maas për DW. Kryediplomati gjerman shtoi se kjo do të jetë një temë e rëndësishme tani. ?Ne jemi angazhuar në pandeminë e koronavirusit që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet. Natyrisht, duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, sidomos në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t'i dakordojnë me Bashkimin Europian, nëse e duan një perspektivë europiane", nënvizoi ministri I jashtëm gjerman.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Konflikt#Maas#TopChannel
Recommended