Hoxha: Përmes Thaçit është shantazhuar integriteti i Kosovës, mos prisni dorëheqjen. Duhen zgjedhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Për Vetëvendosjen qeveria e Avdullah Hotit nuk e ka legjitimitetin për të udhëhequr dialogun me Serbinë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, i ftuar në Rtv Ora thotë se është imediate krijimi i sovranitetit të Kosovës, me rrëzimin e qeverisë shkuarjen në zgjedhje të reja në fund të vitit.

Hoxha: Se ka legjitimitetin. Kemi një President me një aktakuzë në rangun ndërkombëtar, por nga ana tjetër kemi një President që është antikushtetues sepse hapin për të rrëzuar qeverinë Kurti e bëri duke shkelur Kushtetutën, kemi një gjykatë Kushtetuese që u inkriminua plotësisht. Kjo nxori një qeveri si Avdullah Hoti që hapin e parë që bëri ishte heqja e reciprocitetit, pranimi i Zajednicës, premtimi i fshehtë që nuk do të kandidojë më në asnjë organizatë ndërkombëtare Kosova.Detyrimisht duhet të krijojmë menjëherë sovranitetin e Kosovës, me rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Edhe pse VV ka ndërmarrë një peticion për rrëzimin e qeverisë, Hoxha thotë se ai proces ndodh me mocion mosbesimi në Kuvend dhe këtu rol vendimtar ka PDK.

Hoxha: 300 mijë firmat janë, kishim synim shumë më tepër, 400 mijë. Nuk ka rëndësi kjo, rrëzimi i qeverisë bëhet me mocion mosbesimi në parlament me 40 nënshkrime, 30 i kemi ne. Do të shohim si Kadri Veseli që ka deklaruar që është kundër qeverisë Hoti se nuk votoi PDK, votoi vetëm për rrëzimin e qeverisë Kurti, tani ka rastin të rrëzojë qeverinë Hoti. Pyetja që shtroj unë është: Sa gjasa ka që ne të jemi përgjegjës për shtetin?

Hoxha vlerëson se Kosova ka humbur shumë nga Gjykata Speciale për të cilën VV ka hedhur gaz në parlament.

Hoxha: Kosova ka humbur. Gjykata Speciale ishte një nga pikat për të cilat ne kemi hedhur gaz. Këta njerëz që themeluan Specialen na akuzojnë se po kënaqemi. Nuk kemi pse të kënaqemi, nuk e dimë përmasën se ku shkon kjo gjykatë. I vunë Kosovës peshën e krimeve mbi supe.Nga doli gjykata Speciale? Kishte dy të dhëna. Fakti që ne nuk po bënim gjykatë për krimet vendore dhe korrupsionin e lartë shtetëror. Eulex nuk mori asnjë nismë të vërtetë. Gjendemi peng i historisë që ndërtojmë me shtet, kjo është e tmerrshmja e jonë.

Sipas tij shqiptarët e Shqipërisë nuk ja kanë idenë çfarë masakrash kanë ndodhur me popullësinë shqiptare në Kosovë, ndryshe sipas tij nuk do të justifikohej pritja me "mbrëmje gala" e Vuçiç.

Hoxha: Janë 1600 të zhdukur, 13-14 mijë viktima, prej tyre 1400 fëmijë. Nuk po them familje të tëra të shuara, nuk po them fshatrat e rrafshuara, nuk po i kthehem Akademisë Serbe që ka bërë plane 150 vjeçare për zhdukjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Shqipërisë nuk ja kanë idenë fare, e kanë pritur këtu Vuçiç me mbrëmje gala.Kanë kënduar këngëtarët tanë lirikë më të mirë.Tani kryeministri Rama del në parlament dhe na kujton krimet.

Sipas tij Thaçi e ka pasur një garanci, ndryshe nuk do të investohej për krijimin e Speciales.

Hoxha: Këtu më del se kanë pasur garanci. Po patëm garanci personale i zhdukim dëmet e Kosovës, krim...
Recommended