Report Tv - Kavajë/ 12 të rinj abuzojnë seksualisht me 14-vjeçaren përmes shantazhit

  • 5 years ago
Një rast i rëndë abuzimi seksual ka ndodhur në Kavajë pak ditë më parë. Ka qenë një 14-vjeçare e cila ka denoncuar 12 bashkëmoshatarë të saj se e kanë detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me ta përmes shantazhit. Policia ka arrestuar të shtunën 7 prej tyre, ndërsa më herët kishte qenë Gjykata e Kavajës e cila kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për ta.

Report Tv mëson se 14-vjeçarja e ka bërë kallëzimin për 12 bashkëmoshatarë (14-17 vjec) më datë 29 janar në Komisariatin e Policisë Kavajë, ndërkohë që autoritetet e kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës vetëm mbi 7 nga 8 për të cilët ishte caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", pasi njëri prej tyre nuk është gjendur në banesë. Kësisoj, ky i fundit është shpallur në kërkim.

Recommended