Report TV - Raporti/Një politikan ka pastruar paratë përmes familjarit të tij

  • 7 years ago
Gjatë vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka hetuar dhe ka dërguar në Polici e Prokurori, rastin e një politikani i cili fshihet pas një familjari 26 vjeçar.

I riu që Drejtoria e Pastrimit të Parave e identifikon si shtetasi ?A?, në një periudhë të shkurtër kohore, gjatë vitit 2013, ka lidhur 4 kontrata për marrje hua të një shume totale prej 110 mijë euro, nga 4 shtetas të ndryshëm shqiptarë.

Shtetasi ?A? së bashku me vëllain e tij shtetasin ?B?, kanë regjistruar në maj të vitit 2011 një shoqëri tregtare, konkretisht shoqërinë ?L? shpk, e cila ka objekt veprimtarie ?dhënie me qira të automjeteve?.

Pak ditë pasi është regjistruar, kjo shoqëri ka lidhur një kontratë financim qiraje në shumën 130 mijë euro ?për blerje automjetesh?, nga të cilat 90 mijë euro janë financuar nga një kompani leasing dhe diferenca (rreth 40 mijë euro) është paguar nga vetë shoqëria nëpërmjet një depozitimi CASH të kryer nga njëri prej ortakëve - shtetasi ?A?.

Recommended