Report TV -Shkodër/ Përfituan 44.6 mln lekë përmes skemës së TVSH-së!
  • 5 years ago
Prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorine e Hetimit Tatimor kanë vënë në pranga pronarët e General Impex me iniciale K.M dhe D.Th. Report tv mëson se biznesi nuk kishte objekt por figuronte i regjistruar vetëm në dokumente. Ai kishte deklaruar se merrej me import dhe eksport të mallrave të ndryshme kryesisht miell dhe grurë.

Në bazë të hetimneve 3-mujore policia konstatoi skemën që ky subjekt 'fantazmë' kishte përfituar përmes skemën së TVSH-së në formë rimbursimi vlerën 44,602,171 lekë të reja.

Gjithashtu u mor masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet GJ.K. dhe ka lënë në detyrim paraqitje pronarin e një tjetër subjekti të lidhur si pjesë e skemës së mashtrimit.

Sipas policisë kjo skemë mashtrimi i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerën 248, 994, 420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.666.095 lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve.
Recommended