Report TV -Amazon sjell ndihma për të prekurit nga tërmeti përmes Fundjavë Ndryshe
  • 4 years ago
Kur kanë kaluar 4 javë nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit që goditi vendin tonë vijon solidarizimi I kompanive më botërore për familjet e prekura nga tërmeti.

Gjiganti më i madh tregtar Amazon përmes Fondacionit Fundjavë Ndryshe ka sjellë këtë të hënë 5 kamionë me ndihma për familjet e prekura nga tërmeti. Themeluesi i Fondacionit Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari tregon se ky donacion i kompanisë amerikane kap shifrën e 240.000 dollarëve teksa uron që ky solidarizim i Amazonë të vijojë edhe pas përllogaritjes së faturës përfundimtare të dëmeve.Amazon ka angazhuar të gjitha strukturat e veta dhe na kontaktuar që në ditën kur ka rënë tërmeti, i kemi paraqitur atyre një listë nevojash emergjente dhe ata kanë reaguar fillimisht duke sjellë 3000 krevat, rreth 1000 çadra , gjërat që ne kishim konsideruar më emergjente rreth 2000 batanije.

Kanë ardhur 5 kamionët e parë me vlerë 240.000 dollarë dhe akoma presim që të vijnë dhe ndihma të tjera dhe shpresojmë shumë që Amazon të ndihmojë Shqipërinë edhe për çështjet financiare . Por për këtë Amazon pret dëmin kur të dali fatura financiare nga qeveria shqiptare? ? u shpreh themeluesi i Fundjavë Ndryshe Arbër Hajdari.

Shpërndarja e ndihmave të sjella nga kompania Amazon pritet të nis që prej ditës së nesërme nga Fundjavë Ndryshe në të gjithë familjet e prekura më së shumti nga tragjedia e 26 nëntorit ku u regjistruan dhe 51 viktima.
Recommended