Elbasan - Korçë / Veshje, ushqime e para, ndihma për të prekurit nga termeti

  • 4 years ago
Qyteti i Korçës është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i rënë një ditë më parë, ku u mori jetën shumë personave dhe la pa strehë shumë të tjerë. Korçarët mëngjesin e sotëm janë mbledhura bashkë duke grumbulluar ushqime, veshje e para për të prekurit nga tërmeti.

Grumbullimi i ndihmave është bërë në tre pika në qytet. Pika e parë është tek Katedralja, një tek bashkia dhe pika e tretë e mbledhjes së ndihmave është tek Univeristeti.

Të gjithë ata që duan t'i bashkohen dhurimit të ndihmave në qytetin e Korçës mund të shkojnë në këto tre vende.

Recommended