Korrigjimi i kufijve, Vuçiç nuk fshihet: Nuk ka zgjidhje pa dhimbje - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti serb Vuçiç lë të nënkuptohet se korrigjimi I kufijve me Kosovën mund të futet në tryezen  e bisedimeve Prishtine-Beograd që po bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit.





? Nuk ka zgjidhje pa dhimbje por kjo zgjidhje duhet të jetë në funksion të së ardhmes së Serbisë?. Kjo ka qënë një nga citimet e Vucic në konferencen për shtyp për mediat në Beograd, e cila lë të nënkuptohet hapësiren për diskutim të propozimit të trumbetuar nga homologu I tij Thaci disa ditë më parë e cila ka trazuar jo pak ambjentin politik në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare.?



Ai shtoi se nuk ka ndërmend që ti pyesi qytetaret në referendum nëse dëshirojnë Bashkimin Europian në këmbim të njohjes së Kosovës por nëse arrihet një marrëveshje me Kosovën, qytetaret do të kenë mundësi të shprehen.



Sipas tij, zgjidhja për Kosovën duhet të sjelle një paqe afatgjatë në Ballkan në adresë të qytetareve serb dhe atyre shqiptare.



Vucic shtoi se nuk do të lejoje që qytetaret serb të humbasin të drejtat e tyre sic kanë bërë më heret paraardhësit e tij.



Në fund të konferencës ai ka bërë një tjetër deklaratë  domethënëse që forcon idene për bisedime të mundshme mes palëve për korrigjim të kufijve.
?Zgjidhja sjell sigurine e qytetareve, zhvillimin ekonomik në rajon dhe korrektimin e panoramës demografike?
Recommended