Trump ndryshon mendje për Sirinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave nga Siria u prit me kritika të ashpra nga aleatet kryesore të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Por vetëm disa ditë më pas, senatori Lindsey Graham ka thënë për mediat se presidenti Trump mbetet i angazhuar për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri, pavarësisht planit të tij për të tërhequr trupat amerikane. Ai shpjegon më tej se tërheqja e trupave po bëhet në mënyrë të ngadaltë, dhe se këtë gjë e siguroi vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një takimi të mbajtur të dielën. Donald Trump tha se shtetet e bashkuara kanë mundur grupin terrorist të Shtetit Islamik në Siri dhe se kanë nisur tërheqjen e trupave. Vendimi shkaktoi shqetësime në Izrael, sipas te cilit me këtë veprim Trump do ta linte Sirinë në duart e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ndërkohë sipas Pentagonit, të paktën 13 mijë luftëtarë ISIS-it ndodhen ende në Siri. Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 2 mijë trupa në këtë vend shumë prej të cilëve pjesëtare te forcave speciale që punojnë në aleancë me forcat kurde e arabe të njohura si Forcat Demokratike të Sirisë.

Recommended