Hiqet tvsh per imputet bujqesore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji i ri për produktet plehëruese, që rregullon importin dhe përdorimin e tyre, si dhe heqja e TVSH-së për imputet duket të kenë dhënë efekt në sektorin e bujqësisë.Gjatë një takimi me fermerët në Lushnje, ministri Bledi Çuçi foli për ulje të kostove.BLEDI ÇUÇIMINISTER I BUJQESISE ?Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruese ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Certifikimi i produkteve sipas vendeve të origjinës ka rritur ndër të tjera edhe sigurinë ushqimore.Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i tyre në bujqësi.
Recommended