“Te hiqet taksa per legalizimet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti që lamë pas ka shënuar një rënie drastike të qytetarëve që kanë aplikuar për të legalizuar objektet pa leje. Duke ju referuar të dhënave si 7-mujor në 5 vitet e fundit, ajo që konstatohet është se në vitin që la më pas ky numër shënoi rënie te ndjeshmeShkak i kësaj situate ishte një ndryshim ligjor në vitin 2019 I cili e vuri si kusht që leja e legalizimit nuk lëshohet pa paguar fillimisht taksën e infrastrukturës për llogari të pushtetit lokal. Ky fakt dekurajoi qytetarët për të finalizuar procesin e legalizimeve. Aktualisht tre deputete të mazhorcës kanë propozuar një projektligj që ky detyrim të hiqet. Kjo do të thotë se pas miratimit të nismës në kuvend, çdo individ nuk do ta ketë si kusht pagesën e kësaj takse para se të marrë lejen e legazilimit të objektit. Do të jetë bashkia e cila do të vendosë se kur dhe si do të paguhet me tej kjo taksë. Madje njësitë vendose do të vendosin edhe agjentin që do të mbledhë taksën. Më herët ndër vite, procedurat ishin më fleksibël, duke I dhënë mundësi qytetarëve të paguanin taksën e infrastrukturës të shtrirë në kohë. Por një udhëzim I pushtetit lokal në vitin që lamë pas e bëri këtë takse, kusht për ta paguar të plotë, cka solli zbehje të interesit nga ana individëve për procesin e legalizimit.

Recommended