PD: 40 milionë dollarë taksa më shumë për shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita lexon tek projektbuxheti per vitin e ardhshëm taksa te larta per biznesin dhe tentative per te pasur nje grusht njerëzish pranë kryeministrit Edi Rama. Ndërsa drafti ka filluar te diskutohet ne komisionet parlamentare ku opozita mungon, Jorida Tabaku nga selia e Partisë Demokratike ka theksuar se ky buxhet shoqërohet me 40 milionë USD taksa më shumë për shqiptarët.Ndonëse u morën votën bizneseve me premtimin se do të ulnin taksat, për të gjashtin buxhet me radhë, kjo qeveri nuk aplikon asnjë politikë lehtësuese fiskale. Vendosja e TVSH-së mbi biznesin e vogël ka qenë fatale duke rezultuar pikërisht në atë që opozita deklaroi, rritjen e infomalitetit. Buxheti nuk artikulon asnjë politikë pro biznes e pro investime të huaja. Por sërish fokuson të gjitha energjitë e saj për të zhdukur konkurrencën dhe për të prodhuar vetëm monopole. Sipas demokrateve vëmendja e ketij buxheti është tek klientët e qeverisë.Në këtë buxhet është parashikuar një shifër rekord, 100 milion euro, për faturën e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive.Edhe rritja e pagave sipas opozitës behet vetem per qëllime elektorale.Një vit më parë qeveria premtoi fondin prej 10 mln USD për rritjen e pagave. Por shqiptarët nuk do ta shohin rritjen derisa të vijnë zgjedhjet, një skemë e dalë boje që dëshmon vullnetin e qeverisë për të përdorur çdo burim për të ndikuar votën.Partia Demokratike thekson se me ketë buxhet zyrtarizohet mbyllja e 150 shkollave ne te gjithe vendin, largohen përfundimisht nga skema e ndihmës ekonomike rreth 40 mijë familje ndërkohë qe përgjysmohen fondet për shtresën e ish-të përndjekurve politikë.

Recommended