Dy muaj afat per token bujqesore. Lame: Aplikoni per dokumentin e pronesise - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame iu ka bërë thirrje qytetarëve të përfitojnë nga ligji për t?u pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi deri më 7 nëntor.ARTAN LAMEKREU I AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS?Nga procesi i tokës në fshat kanë përfituar 450 mijë familje fshatare me 1.8 mil pasuri toke, nje pjesë ende e paçertifikuar. Rezultojnë ende rreth 22 mijë famijle fshatare që janë pajisur pjesërisht ose fare me tokë bujqësore. I ftoj të gjithë këta qytetarë që e mbartin këtë problem prej 20 e kusur vjetësh, keni ende 2 muaj kohë deri në datë 7 nëntor për t?i krijuar mundësinë vetes për t?u pajisur me AMTP, thjesht aplikoni me një kërkesë pranë Bashkive në këto muaj të mbetur.?Lame ndal edhe tek kategoritë e veçanta që mund të përfitojnë nga ky ligj, gjatë këtyre dy muajve.?Ligji 20/2020 ka shtuar si kategori përfituese të tokës bujqësore edhe personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.Nëpërmjet këtij ndryshimi legjimohen të gjithë ata përdorues të tokës bujqësore, të cilët nuk përfitonin për arsye se nuk kishin qenë banor të fshatit apo punonjës të ish-Kooperativës.?Sipas kreut të kadastrës, marrja e pronësisë për tokat bujqësore është kthyer në domosdoshmëri për shkak të zhvillimit ekonomik.Dokumenti i pronesise eshte kusht per cdo investim.

Recommended