Report TV - Lushnje/ Fermerët në protestë për nivelin e TVSH, derdhin qumështin në rrugë
  • 5 years ago
Blegtorë dhe fermerë nga Berati, Lushnja dhe Fieri kanë derdhur në rrethrrotullimin e Savrës qumështin e bagëtive të tyre në shenjë proteste.

Protesta e tyre ishte paqësore dhe u vrojtua në distancë nga policia dhe organet e rendit.

Ata kërkojnë nga qeveria që të mos vërë në funksion skemën e re të tatimit me 20% në shitje të produkteve pasi kështu grumbulluesit ngarkohen me kosto të lartë.

Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen do të protestojnë sërish në datë 18 mars.
Recommended