Zbulohet i dyshuari kryesor për ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Talo Çela, personi që është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit në vitin 2019 , është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 27 Prill të këtij viti.
Talo Çela është bërë i njohur si një nga autorët e vrasjes përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla,të arrestuar për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhia.
Prokuroria kishte dyshime se dy viktimat kishin njohje me grupin e grabitësve të rinasit pasi në te telefonin e tyre u zbuluan mesazhet me Admir Murataj, kreun i grupit kriminal.
Dosja e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia ndodhet tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë bashke me Talon jane shpallur ne kërkim edhe tre persona te tjere.Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan më 27 prill brenda makinës së tyre, të llojit ?Volkswagen?, me 55 plumba.
Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre.Për këtë ngjarje janë arrestuar Altin Ndocin 33 vjeç, dhe Klevis Alla 22 vjeç.
Klevis Alla pas arrestimit e tij pranoi të ndërveproi me policinë, duke treguar bashkëpunëtorët , fshehjen e armëve dhe ngjarje të tjera kriminale.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended