Ora News - Vrasja në Krujë, ky është autori i akuzuar për ekzekutimin e dy vëllezërve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ky është Roland Pula, 32-vjeçari në kërkim që dyshohet se ekzekutoi në derë të shtëpisë dy vëllezërit Xhontil dhe Gramoz Bardhi.

Ngjarja u shënua rreth orës 22:30 minuta në fshatin Gramëz të Krujës.

Breshëritë e plumbave i lanë fillimisht të plagosur të dy vellëzërit, të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital.

Shkak për masakrën dyshohet një hasmëri e vjetër mes dy familjeve, me plagosje të ndërsjellta.

Por ajo që ka rindezur sherrin sipas burimeve ka qenë një debat mbrëmjen e së mërkurës në lokalin e fshatit, ku një nga vëllezerit raportohet se më pas ka shkuar aty me armë zjarri.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes në pritë ka dalë 32-vjeçari Pula.

Ai ka qëlluar pranë portës së shtëpisë një nga vellëzerit Bardhi dhe më pas të dytin që ka dalë për të parë çfarë po ndodhte.

Duke përfituar nga kushtet, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi.

Në një pikë ka braktisur mjetin dhe më pas ka vijuar në këmbë.

Në ndjekje të tij policia angazhoi dronë nga ajri e forcat speciale nga toka, por Roland Pula mbetet i lirë për momentin.

Fqinjë e familjarë të viktimave dhe autorit u treguan të rezervuar në detaje për mediat, por një burrë që guxoi të flasë kërkoi drejtësi.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vrasja-ne-kruje-konflikti-i-vjeter-mes-familjeve-dhe-sherri-ne-lokal-mes-autorit-dhe-njerit-nga-viktimat

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended