RTV Ora - Grabitje në Rinas, sulmohet blindi me euro, vritet njëri prej grabitësve
  • 5 years ago
#rtvora
Sipas raportimeve paraprake në vendngjarje ka pasur edhe shkëmbim zjarri dhe të dhënat e pakonfirmuara ende flasin për një të vdekur dhe një të plagosur.

Autorët e grabitjes janë larguar në drejtim të Fushë Krujës, ku policia ka ngritur pika kontrolli.

Uniformat blu kanë bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias. Policia ka ngritur postoblloqe dhe në Kamëz dhe po kryen kontrolle.

Në vendgjarje janë nisur dhe dy prokurorë të Tiranës.

Ora 16:22 Makina e autorëve të grabitjes gjendet e djegur në urën e Brarit.

Ora 16:00 Gazetari Besar Bajraktaraj raporton nga vendngjarja: "Një person ka mbetur i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit mes grabitësve dhe personave që ruanin vlerat monetare që po transportoheshin. Grabitësit kanë qenë të kamufluar me uniforma të policisë tatimore. Nga burimet kemi mësuar se vlera e parave që transportoheshin drejt Rinasit arritën 1.5 milion euro. Autorët janë larguar në drejtim të Fushë Krujës ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli në gjithë zonën".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rinas-grabitet-nje-makine-e-transportit-te-volerave-monetare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended