Uniko - I dyshuar për 12 milione Euro grabitje ne Rinas, i shumekerkuari Talo Çela tregon pasurine
  • 4 years ago
Pas grabitjes spektakolare të parave më 9 Prill 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit, Talo Çela u shpall në kërkim si pjesë e kësaj bande.

Sot ai rezulton të jetë i vetmi person në kërkim për këtë grabitje. Madje për arrestimin e tij policia ka ofruar 10 mijë Euro shpërblim.

Por sa i pasur është njeriu më i kërkuar për momentin në Shqipëri? 49-vjeçari Çela është rrëfyer nga arratia për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus.

Spartak Koka: Profesioni juaj cili është? Me çfarë merreshit para se të shpalleshit në kërkim?

Talo Çela: Unë kam qenë në punë te Olta sh.p.k., te nusja e një shokut tim, kam punuar për ca muaj aty, më hoqën nga puna. Pastaj kam qenë te kafja ime, që kam një kafe-lavazh me vëllain që e kemi përgjysmë. Kemi futur letrat për legalizim, nuk është as lokal jo. Kish një tokë gjyshi, e kam zaptuar si tokë trashëgimie. Vëllai ka marrë kredi edhe me profile hekuri e kemi bërë.

Spartak Koka: OFL ju ka sjellë letër në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Cila është pasuria juaj?

Talo Çela: Unë kam bërë katin e parë në ?93. Në ?97 babai shiti shtëpinë e vjetër edhe një robi im i bleu shtëpitë e vjetra i ka mbajtur 4-5 vjet, por ato u shembën fare si shtëpi. E shiti baba 7 milionë Lekë. Nga këto lekë që patëm mbledhur neve bëmë katin e 2. Kati i 3 është kot, fals. Kati i 1, është nga ?93 edhe deri më sot që ne po flasim, nuk është hapur kurrë, s?kam pasur kurrë lekë ta hap katin e 1.

Spartak Koka: Keni qenë emigrant?

Talo Çela: Kemi qenë si gjithë të tjerët me punë të vogla.

Spartak Koka: Por cila është pasuria juaj?

Talo Çela: Atë kam pasuri unë, shtëpinë. Shiti baba shtëpinë, bëmë një shtëpi këtu.

Spartak Koka: Z.Çela, akuzoheni se jeni i përfshirë në 12 milionë Euro grabitje.

Talo Çela: Kur thua 12 milionë Euro, ku janë lekët...


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended