Uniko-Njohja ime me vellezerit Çala,flet nga arratia Talo Çela: Cfare me lidh me grabitjet e Rinasit
  • 4 years ago
Talo Çela është sot një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare. 49-vjeçari nga Elbasani është akuzuar si një nga pjesëmarrësit e grabitjeve të parave në aeroportin e Rinasit dhe është i vetmi person në kërkim për këto ngjarje.

Ai ka dhënë sot një intervistë nga arratia ekskluzivisht për emisionin ?Uniko? nga Spartak Koka në Klan Plus, ku ka rrëfyer për herë të parë çfarë e lidh atë me grabitjet e Rinasit, por jo vetëm. Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, grabitën 6.2 milionë Euro para të bankave të nivelit të dytë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Që prej asaj kohe, Talo Çela qëndron në arrati dhe i është shmangur dorëzimit në polici, duke u bërë një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare.

Në një rrëfim të gjatë për emisionin ?Uniko?, Talo Çela mohon që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 9 Prillit 2019, ndërsa pranon se njeh dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët janë tashmë të arrestuar për këtë ngjarje.

Në momentin kur u grabitën paratë në Rinas, 49-vjeçari Çela thotë se ka qenë në një berberhane duke u qethur.

Talo Çela u akuzua gjithashtu edhe për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit në vitin 2016. Por edhe për këtë ngjarje, ai thotë se ka një alibi. Sipas tij, në atë moment ka qenë i shoqëruar me dy persona të tjerë. Pas grabitjes së 2016-ës, policia e shoqëroi në komisariat dhe pas marrjes në pyetje e la të lirë.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/