Talo Çela, interviste nga arratia!

  • 4 years ago
Prej më shumë se 1 viti në arrati si një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, Talo Çela ka vendosur të flasë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Në një intervistë ekskluzive përballë gazetarit Spartak Koka për emisionin ?Uniko? në televizionin Klan Plus, 49-vjeçari nga Bradasheshi i Elbasanit është pyetur për përfshirjen në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit më 9 Prill 2019, për ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj më 27 Prill 2020 në Durrës, dhe për 5 vrasje të tjera të ndodhura në aksin Peqin ? Elbasan përgjatë viteve 2018-2019.

Për arrestimin e tij është vendosur shpërblim 10 mijë Euro nga Policia e Shtetit si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia. Por Talo Çelo mohon kategorikisht që të ketë gisht në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

?Në momentin që ka ndodhur kjo vrasje më 27 Prill, Besmiri ka qenë në Gramsh, ka marrë nusen dhe djalin. Iku, ndodhi vrasja atje, e dha televizori, doli e ëma t?u bërtit. Ata thanë dil nga dritarja, hap rrjetën aty, hipa në makinë, më përcollën deri në Plepa. Atje lajmërova rob të tjerë, erdhën më morën. Edhe ika?.

I konsideruar si personi i fundit në arrati nga banda e grabitësve të Rinasit, 49-vjeçari Çela pranon njohjen me vëllezërit Klement Çala, por mohon përfshirjen në ngjarjen e 9 Prillit 2019.

Spartak Koka: A keni qenë ju në aeroportin e Rinasit si pjesë e strukturës e cila goditi aeroportin e Rinasit?
Talo Çela: Fare!
Spartak Koka: Çfarë njohje keni ju me Klement dhe Eldi Çalën?
Talo Çela: Shoqërore.
Spartak Koka: Lekët e Rinasit sot kush i ka?
Talo Çela: Nuk e di. Nuk e di kush i ka marrë lekët e Rinasit. Unë po akuzohem për grabitje, po s?kam marrë lekët.

Në skedat e policisë, Talo Çela dyshohet që të ketë gisht edhe në 5 vrasje të ndodhura përgjatë aksit Peqin-Elbasan.

Spartak Koka: Më 29 Dhjetor 2018 në Bradashesh kanë mbetur të vrarë Endrit Alibeaj, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk Erdal Duranay. I njihni ju këta persona?
Talo Çela: Unë i njoh kështu nga larg.

Spartak Koka: Në aksin Peqin-Elbasan është vrarë në atentat 24-vjeçari Klevis Baho dhe ka mbetur i plagosur vëllai i vetë Sandër Baho.
Talo Çela: Atë Sandrin e njoh.
Spartak Koka: Më 13 Dhjetor 2019 vritet Andi Zylyfi, djali i hallës së Endrit Alibeajt, sapo ishte kthyer nga Holanda. E njihni ju këtë person?
Talo Çela: Fare.

Mohon që të jetë kreu i një grupi kriminal prej 12 personash.

Talo Çela: Jam biznesmen unë kështu?
Spartak Koka: Këtë duhet të ma thoni ju.
Talo Çela: Tani ti po thua edhe Rinas, edhe rruga e aeroportit, ç?a janë këto kështu.

Aktualisht konsiderohet si një nga personat më të kërkuar të policisë shqiptare.

Spartak Koka: Përse nuk i dorëzoheni policisë?
Talo Çela: Unë ta dija që do shkonte kaq, më mirë isha dorëzuar.
Spartak Koka: A keni frikë se do ju kapin?
Talo Çela: Le të më kapin, një ditë do më kapin mua ata. Po dua të dali e vërteta.
Spartak Koka: Dhe sa kohë do vazhdoni të rrini në arrati?
Talo Çela: Deri sa të zbardhet e vërtet...

Recommended