Ora News - Atentati ndaj vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencën dhe ja ka kaluar SPAK ekzekutimin mafioz të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës me argumentin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Krahas dy personave të arrestuar janë shpallur në kërkim si autor të ngjarjes edhe shtetasit Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të dyshuar si ekzekutor të dy vëllezërve.

Çela është në kërkim nga SPAK edhe për grabitjen në Rinas. Dy autorët u zbuluan pas dëshmisë së 22 vjeçarit, Klevis Alla, i cili ka marrë tashmë edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ai ka treguar para hetuesve se zanafilla e ngjarjes kishte të bënte me një sasi parash që Talo Çela ua kishte lënë në ruajtje vëllezërve Haxhia, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për paratë e grabitura së fundi.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrasja-e-vellezerve-haxhia-shpallet-ne-kerkim-talo-cela-dhe-nuredin-dumani

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended