Jaeld Çela kundershton Prokurorine nga arratia

  • 6 years ago
Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i grupit të ?Habiljave? kërkon nga gjykata të mos pranojë zgjatjen e afateve të hetimeve nga Prokuroria. Sipas avokatit mbrojtës të caktuar nga familja, Prokuroria nuk ka asnjë provë konkrete që implikon klientin e tij në mbjelljen dhe trafikun e kanabisit.

Ai i tha gjykatës se Çela nuk mund të akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal vetëm se ka marrë një mesazh urimi nga njeri prej vëllezërve Habilaj.

"Ai ndihet i paragjykuar, por problemi është se ai nuk është në dijeni për çfarë akuzohet", tha avokati, Petrit Ismailaj.

Ndërkohë prokuroria i çështjes pretendon se afatet duhet të zgjaten, pasi janë duke u kryer disa veprime të rëndësishme hetimore. Janë duke i traskriptuar rreth 2 vjet përgjime ndaj grupit të Habilajve si dhe janë nisur disa letër porosi në Greqi dhe Itali nga të cilat do të përfitohen prova të rëndësishme për hetimin.

Vendimi i gjykatës për ankimin e Çelës pritet të merret në datën 19 Mars.

Recommended