Dorezohet Jaeld Çela, ish-Drejtor i Policise se Vlores

  • 4 years ago
Para se të dorëzohej tek ish-kolegët e tij të Tiranës, ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i shpallur në kërkim në Nëntor të vitit 2017, kishte përgatitur një letër publike, në të cilën mohoi akuzat e prokurorisë. Në letër ai shpjegon se përse zgjodhi jetën e arratisë, në vend që të shkonte në paraburgim, ku e prisnin njerëz të krimit, ndërsa thekson edhe njëherë pafajësinë.

?Prokurorët më donin ?bashkëpunëtor? të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim të Ligjit. Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë?.

Çela pranon se gjatë arratisë gjeti mbështetje nga miqtë e tij, mes të cilëve edhe qindra policë.

?Edhe po i falenderoj prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë?.

Në Nëntor të vitit 2017, Jaeld Çela u shpall në arrati me dy zyrtarë të tjerë të policisë, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Prokuroria i akuzoi asokohe si bashkëpunëtorë të grupit të Habiljave që trafikonin tonelata me kanabis drejt Italisë.

Në të njëjtin proces me Saimir Tahirin, ai u përball me akuza të rënda si ?Korrupsion të zyrtarëve të lartë?, ?Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim? dhe ?Grup të strukturuar kriminal?.

Çela u dënua për ?Shpërdorim detyre? me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktuan në 3 vite e 4 muaj burg.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended