Ora News - Demonstrimi i makinave të reja të policisë alarmon qytetarët e Vlorës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Automjetet e reja të Policisë së Shtetit që janë shpërndarë në rrethe për tu vendosur në shërbim të drejtorive të policisë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë mbërritja e makinave të reja të policisë në Vlorë, ku efektivët e policisë kanë kryer një patrullim demonstrativ në të gjitha rrugët e qytetit.

Gjatë lëvizjes autokolonat me mjetet e reja të policisë të shoqëruara edhe nga motorët kanë përdorur sinjalet pamore me fenelina të ndezura, por edhe ato zanore me sirna, që tek shumë qytetarë kanë krijuar përshtypjen se në qytet kishte ndodhur ndonjë ngjarje e rëndë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/demonstrimi-i-makinave-te-reja-te-policise-alarmon-qytetaret-e-vlores

Recommended