Report TV - Avokati i ish kryepolicit të Vlorës: Përse nuk u hetuan paraardhësit e tij
  • 5 years ago
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, është duke kryer mbrojtjen në Gjykatën për Krime të Rënda, përmes avokatit të tij. Mbrojtja pretendon se Jaeld Çela ka qenë drejtor policie në Vlorë, në vetëm një nga 4 episodet e trafikut të drogës që akuzohet. Përse nuk heton prokuroria ata që kanë qenë drejtues para tij? Pse nuk ka bërë asnjë pyetje nëse Jaeld Çela ka lidhje me Taulant Haxhiraj?", - ishin pyetjet që ngriti avokati ndaj prokurorisë e gjykatës. Ai shtoi se as Taulant Haxhiraj, nuk është pyetur nëse e njeh drejtorin e Policisë së Vlorës. Mes tyre shtoi ai nuk ka asnjë komunikim telefon, përgjim apo foto që të tregojë se ata njihen.

Po ashtu, avokati tha se edhe komunikimi telefonik mes Jaeld Çelës dhe Florian Habilajt, një prej anëtarëve të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali në bandën "Habilaj", ka folur me kryepolicin pasi numri i drejtorit ishte i afishuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Ndërkohë në 2016-ën, komunikimi i dytë ka qenë vetëm një urim për vitin e ri, dhe asnjë kontakt tjetër - sqaroi pala mbrojtëse.
Recommended