Report Tv-Romana Vlahutin shpallet qytetare nderi e Vlorës: Nuk ka përparim pa sakrifica
  • 6 years ago
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin është shpallur sot qytetare nderi e Vlorës. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së, e cila e ka shpërndarë lajmin në Twitter, bashkë me foto të ceremonisë së zhvilluar në qytetin e Vlorës. Ka qënë vetë kryebashkiaku Dritan Leli ai që i ka dorëzuar ambasadores çmimin e lartë të qytetit.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja është shprehur: ?Nuk ka përparim pa sakrifica, por nuk ka as progres pa ëndërruar, kemi të njëjtën histori evropiane dhe të ardhme evropiane, jam krenare dhe mirënjohëse."