Liroi të rrezikshmin e Vlorës, akti i ekspertimit të armës rrëzon alibinë e gjyqtares Herila Çela
  • 6 years ago
Në ditët e fundit situata kriminale në vendin tonë është rënduar pas disa vrasjeve që u kulmuan me masakrën e së premtes në Resulaj të Selenicës me 8 viktima. Në këtë situatë problematike bëhen më shqetësuese vendimet lehtësuese që marrin gjykatat tona për personat problematikë, që edhe pse bëhen protagonist në disa përplasje me armë, sërish lihen rrugëve të lirë.

Një nga këto rastet ka qenë ajo e disa ditëve kur një i ri vlonjat protagonist i një përplasje me armë në mes të qytetit të Vlorës, kapet pas një muaji sërish me armë në makinë, pasi kishte thyer masën e ?arrestit në shtëpi? dhe gjykata e Vlorës e nxjerr nga burgu. Report Tv dhe Shqiptarja.com e kanë sjellë këtë rast në vëmendje duke publikuar vendimet e gjyqtares Herila Çela e cila fillimisht e la në burg Tauland Manaj (Beqiri) dhe në seancën e dytë vendosi që ta nxirrte nga burgu duke e lënë me masën e lehtë të sigurisë ?Arrest shtëpie?, një masë që nuk e kishte penguar aspak edhe më parë të riun vlonjat që të dilte i armatosur nëpër qytet.Dokumenti i ekpertizës: Pistoleta në gjendje qitje
Në aktin e ekspertizës me numër 7473 të datës 11 korrik 2018 thuhet që në fillim se po bëhet ekspertizë për një armë zjarri të sekuestruar shtetasit Tauland Manaj dhe 25 fishekëve që janë gjetur bashkë më pistoletën tip ?Beretta?. 

Në fillim të dokumentit jepen tre pyetjet që i ka kërkuar prokuroria ekspertit që t?i japë përgjigje. 
1. Nëse arma e zjarrit pistoletë e markës ?Pietro Beretta?, e kalibrit 9mm, me numër në trupin e saj ?E99266P?, sekuestruar siç përshkruar në pjesën konstatuese të këtij vendimi, a është në gjendje të rregullt teknik dhe nëse po a mund të realizohet qitje me të? 
2. Fishekët në krehërin e armës në fjalë? a janë në gjendje të rregullt teknike dhe të përshtatshëm për të realizuar qitje? 
3. Arma e zjarrit? a ka qitur predha apo gëzhoja të të njëjtit model e kalibër të sekuestruara në ngjarjet të rrethit Vlorë, të cilat ndodhen të administruara pranë kartotekës balistike?
Recommended