Pezullohen lundrimet Bari-Durrës, mbyllet edhe porti i Vlorës! Stuhia e erës rrëzon pemët në Tiranë
  • 4 years ago
Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i pazakontë. Stuhia e erës ka rrëzuar pemë e sende të tjera nëpër rrugë, përfshirë edhe pemën e dekoruar për Krishtlindje të vendosur në sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.

Sipas Meteoalb, stuhia e erës është me shpejtësi mbi 80 km\h. Në zonat bregdetare dallgëzimi i detit është në 7-8 ballë ne det. Sakaq, reshjet e dëborës që nisën mbrëmjen e djeshme do të vazhdojnë të bien në të gjithë zonën malore.
Recommended