Report TV - Mot i keq në Vlorë e Durrës/ Pezullohen lundrimet, shkak era e fortë

  • 5 years ago
Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Vlorës ka bërë trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë. Kjo pasi për shkak të motit fuqia e erës do shtohet gjatë orëve në vijim.

Në det të hapur do të kapet fuqia deri në 9 balle, lartësia e dallgës do të shkojë deri në 5 metra, ndërsa shpejtësia e erës arrin deri në 15-20 m/s. Një mot i tillë sjell dhe paralizimin e lundrimit në det të mjeteve lundruese.

Për banorët e qytetit një paralajmërim ka ardhur edhe nga Bashkia e Vlorës, e cila i ka kërkua ratyre që të rrinë larg objekteve të pasigurta në lartësi pranë objekteve të tyre të banimit.

Sa i përket gjendjes në portin e Durrësit, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka informuar lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare për erëra të forta me shpejtësi që arrin deri 20 m/s. Ndërsa deti do të arrijë forcën 7-8 ballë.

Për shkak të motit, peshkarexhave dhe anijeve të tonazhit të vogël iu është pezulluar lundrimi.

Recommended