Mbyllet çështja “Basha”/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e PS për rihapjen e hetimit

  • 4 years ago
Gjykata e Tiranës refuzoi për herë të dytë kthimin për hetim te kryedemokratit Lulzim Basha, referuar një padie te dorëzuar nga socialisti Taulant Balla që kundërshton pushimin e hetimeve për dosjen e ashtuquajtur ?lobimi rus.?


Gjykata thotë qe në kërkesën për revokim se nuk u dorëzua asnjë provë e re.

Më herët edhe Gjykata e Apelit kishte vendosur pushimin e hetimeve ndaj Lulzim Bashës, Ilir Dervishit dhe Arben Ristanit të dyshuar për falsifikim dokumentash. Çështja nisi në 2017 kur ?stoning strategies? deklaroi se kishte marrë dy pagesa nga PD dhe një të tretë nga ?biniate trade?, pagesa qe sipas akuzës nuk ishin deklaruar në KQZ . Por gjykata i hodhi poshtë dyshimet me argumentin e pavlefshmërisë dhe mos provueshmërisë. Për pushimin e hetimeve kreu i grupit parlamentar kërkoi revokim.

Ndërkohë, Gjykata e kryeqytetit shton se pala paditëse nuk legjitimohet si palë e interesuar.

Gjykata insiston se te gjitha faktet e renditura ne padi janë shqyrtuar ne vendimet e mëparshme dhe se nuk ka asgjë te re.
Ky vendim pritet t?u komunikohet palëve të interesuara së bashku me arsyetimin juridik që mbyll përfundimisht dosjen e ashtuquajtur ?lobimi rus?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LulzimBasha#TaulantBalla#TopChannel