Top News - I kërkuari Talo Çela/ Policia jep 10 mijë euro për INF

  • 4 years ago
Policia ofron 10 mijë euro për personat që japin informacion për arrestimin e të shumëkërkuarit, Talo Çela. 49-vjeçari akuzohet si një nga peronat që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 si dhe dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Sipas njoftimit të policisë Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja e punonjësit të policisë? kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ?Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim?. Ai është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit ?Nënë Tereza?, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TaloÇela#TopChannel

Recommended