Ora News - Vranë qytetarin “hero”, burg përjetë për tre grabitësit që qëlluan Agur Vrenozin në Fier

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Tre burgime përjetë dha gjykata, për autorët e vrasjes së Agur Vrenozit, banorit të Fierit të cilësuar hero pasi tentoi të shmangë një grabitje. Ngjarja u shënua në vitin 2018 në një pikë këmbimi parash.

Gjykata e Fierit ka mbyllur përjetë në qeli tre personat që vranë Agur Vrenozin, një qytetar të cilësuar hero, pasi që tentoi ti ndalojë në grabitjen me armë të një pike këmbimi valuator.

Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali u dënuan me burgim të përjetshëm në përfundim të procesit gjyqësor më shumë se 2 vite nga ngjarja.

Vendimi u dha këtë të hënë nga gjyqtarja Igerta Hysin e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për dënimin më të rëndë sipas kodit penal

Ata nuk përfitojnë as nga gjykimi i shkurtuar mbi bazë të ligjeve të reformës në drejtësi.

Ngjarja e rëndë u shënua më 2 mars 2018 në lagjen ?Apolonia?.

Lulëzim Demiraj, Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali të maskuar e të amatosur kishin hyrë për të grabitur pikën e këmbimit të Gëzim Hoxhës.

54-vjeçari Vrenozi ndërhyri aty për ndihmë, por tre grabitësit në përleshje e sipër e qëlluan.

Autorët u kapën disa orë pas ngjarjes të fshehur në fshatin Baltëz.

Ndërsa ish-inspektori i policisë pyjore të Fierit ndërroi jetë një ditë më pas në spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve.

Për aktin qytetar, Agur Vrenozi u nderua nga Presidenti Ilir Meta me medaljen ?Dekoratën e Artë të Shqiponjës?.

Ndërsa këshilli bashkiak i Fierit gjatë një vendimit të vitit 2018 e shpalli atë, ?Qytetar Nderi?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrane-qytetarin-hero-burg-perjete-per-tre-grabitesit-qe-qelluan-agur-vrenozin-ne-fier/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended