Fier- Kamera 'fikson' grabitësit! Momenti kur ngjiten përmes shkallëve të pallatit me çadra shiut!
  • 4 years ago
FIER- Disa persona me maska kanë grabitur një banesë në qendër të qytetit të Fierit në rrugën 'Kongresi i Përmetit'.

Ata janë ngjitur përmes shkallëve të pallatit në apartamentin e 40-vjeçares me iniciale E.M. ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë (bizhuteri).


Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur grabitësit ngjiten përmes shkallëve duke mbajtur të hapura çadrat e shiut për të evituar në këtë mënyrë identifikimin.

Mësohet se policia po punon për kapjen e autorëve.
Recommended