Ora News - Fier, polici plagos qytetarin me armën e shërbimit

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një ngjarje e rëndë u shënua në Fier, ku një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë plagosi me armën e shërbimit një 70 vjeçar. Polici Paulin Shpani ishte në gjendje të dehur, kur duke drejtuar makinën u përplas në oborrin e Soni Meços të cilin më pas e qëlloi me pistoletë.

Një 70-vjeçar u plagos me armën e shërbimit nga një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë banesës së Soni Meços në lagjen Sheq i Madh.

Efektivi i FNSH, Paulin Shpani, po ngiste në gjendje të dehur mjetin e tij, kur në këtë pikë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda oborrit të familjes Meço!

Aty ka dëmtuar gardhin rrethues dhe makinën e parkuar, siç tregojnë këto pamje.

Aksidenti u pasua me një debat dhe ofendime nga efektivi i dehur në drejtim të 70 vjeçarit siç tregon bashkëshortja e tij.

Dhe në konflikt e sipër polici ka nxjerrë armën e shërbimit e ka qëlluar në dorë.

41 vjecari Paulin Shpani më pas është shoqëruar në Polici për sqarimin e ngjarjes, ndërsa 70 vjecari i plagosur ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë një këmbësor humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi u përplasën nga makinat në Tapizë të Fushë Krujës dhe Durrës.

Policia ndaloi dy drejtuesit e mjeteve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fier-efektivi-i-fnsh-plagos-te-moshuarin-me-arme-ne-gjendje-te-dehur-i-hyn-me-makine-ne-oborr

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended