Ora News - Masakroi me çekiç shokun e shtëpisë në Fier, burg përjetë për Albert Zekaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Burgim të përjetshëm ka vendosur gjykata për Albert Zekajn, për vrasjen dhe masakrimin me çekiç të Kreshnik Beqirajt me të cilin jetonte në qytetin e Fierit. Krimi u shënua në vitin 2017, ndërsa trupi u gjet 8 muaj më vonë i groposur. Shkak i vrasjes, ishte konflikti për pagesën e qirasë.

Gjykata e Fierit ka dënuar me burgim të përjetshëm Albert Zekajn, për vrasjen makabre të Kreshnik Beqirajt, ngjarje e shënuar në qershor të vitit 2017.

Pas një procesi që zgjati po thuajse dy vite, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të mbyllur në qeli përjetë 34 vjecarin nga Malësia e Madhe.

Dy të rinjtë jetonin ishin njohur në Belgjikë dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fier.

Vrasja ndodhi më 22 qershor 2017. Disa ditë me herët, 36-vjeçari Beqiraj kishte vizituar të atin dhe i kishte thënë se do ta nxirrte Albertin nga banesa pasi nuk paguante qiranë.

Dhe kjo dyshohet se ishte arsyeja e konfliktit mes tyre.

Në debat e sipër Zekaj masakroi me çekiç shokun e shtëpisë, fshehu trupin dhe më pas u zhduk për rreth 8 muaj, siç ka pranuar vetë në dëshmitë e mëvonshme.

Më 7 korrik familja e denoncoi fillimisht në polici dhe më pas në shtator bëri apel publik për ndihmë në Ora Neës.

Krimi u zbardh gati 8 muaj më pas nga Krimet e Rënda.

Albert Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, pranoi vrasjen dhe tregoi vendin, ku gjetën eshtrat e shokut, pranë fshatit Daullas.

Në gjykatë, i u kërkoi falje familjarëve të viktimës, Kreshnik Beqiraj dhe tha që ligji të duhet të veprojë mbi të.

Por familjarët nuk janë të kënaqur me vendimin.

Vëllai i të ndjerit, Donjet Beqiraj, thotë se ai dhe familja e kundërshtojnë vendimin dhe se do ta apelojnë në organet me të larta gjyqësore pasi sipas tyre ende nuk është vërtetuar se eshtrat e gjetur janë të Kreshnik Beqirajt.

Sipas vëllait të viktimës, lufta sapo ka filluar për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/masakroi-me-cekic-shokun-e-shtepise-ne-fier-burg-perjete-per-albert-zekaj/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended