Ora News - "Nuk mbajtën frenat"! Lihen në burg shoferët e aksidentit me dy viktima
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy shoferët e përfshirë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor.

Në seancën për masën e sigurisë, gjykata vendosi "arrest në burg me afat 30 ditor" për shtetasin Edmond Murati dhe "arrest në burg pa afat" për Etjon Lazrin.

Lavdosh Shehi, avokat i Edmond Muratit deklaron se Edmondi ka qenë i rregullt gjatë drejtimit të mjetit.

?Do ta apelojmë çështjen?, tha ai.

"Nuk mbajtën frenat"!

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim ekspertizën paraprake të shkaqeve të ngjarjes.

Dy të pandehurit janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i automjetit ngjyrë gri Etjon Lazri ka pretenduar se ka tentuar të ndalojë, por në atë moment nuk i kanë mbajtur frenat.

Për këtë arsye është kërkuar dhe një kontroll i imtësishëm i kushteve teknike të dy automjeteve që u përfshinë në aksident.

Ndërsa drejtuesi i automjetit ngjyrë blu, Edmond Murati, para uniformave blu ka deklaruar se përplasja ndodhi shumë shpejt, ndërsa ka pretenduar se ka qenë në korsinë e duhur.

Etjon Lazri ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra nga aksidenti.

Nga përplasja e automjeteve që drejtoheshin nga Murati dhe Lazri humbën jetën dy këmbësorë, Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nuk-mbajten-frenat-neser-masa-dy-shoferet-e-aksidentit-me-dy-viktima

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended