RTV Ora - Rrahën hallën për pronën, lihen në burg dy nipërit
  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka lënë në "arrest me burg" dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, të cilët u arrestuan për dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe.

Dhunimi i 45-vjeçares ndodhi në kushtet kur ajo ishte e pajisur edhe me një urdhër mbrojtje.

Vendimi për masën e sigurisë u mor nga gjyqtarja Arta Duka, ndërsa prokuror i çështjes është Genci Manaj.

"Mollë sherri" mes nipërve dhe hallës së tyre mësohet se ka qenë një prone e përbashkët.

Halla jetonte e vetme në banesë në katin e tretë të një pallati, ndërsa poshtë saj në katin e parë nipërit.

Nuk dihet ekzaktësisht prona që është bërë objekt sherri mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Pas arrestimit, dy vëllezërve iu gjetën në banesë edhe disa fishekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrahen-hallen-pronen-lihen-ne-burg-dy-niperit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended