RTV Ora - Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj, dy kandidatët të tjerë për Prokuror të Përgjithshëm
  • 5 years ago
#rtvora
Dy kandidatura kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë sot për postin e Prokurorit të Përgjithshëm duke e çuar në tre numrin e kandidaturave.

Ato janë Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. Dosja e tyre i bashkohet dosjes së Olsian Çelës i cili dorëzoi kandidaturën më 19 prill.

Lulzim Alushaj - Prej vitit 2005, ai ka marrë titullin profesional ?Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë? në Itali. Ai gjithashtu është doktor i shkencave juridike me rezultate të shkëlqyera në Napoli. Doktoraturën në Itali e ka mbrojtur në fushën e studimeve, ?Qeverisja e BE-së, politikat shoqërore dhe fiskale? si dhe ka mbrojtur temën me titull: ?Politikat e integrimit evropian, duke u nisur nga fushat sociale, ekonomike dhe juridike?.

Fatjona Memçaj dorëzoi sot kërkesën për Prokurore e Përgjithshme pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Prokurorja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Memçaj dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë KPK paraditen e së premtes (26 prill). Memçaj u konfirmua në detyrë më 3 maj 2018 pasi kaloi me sukses vetingun. Po ashtu edhe nga verifikimi i figurës dhe aftësisë profesionale, Fatjona Memçaj rezultoi e përshtatshme për detyrën që mban.

Ndërsa kandidati i parë i regjistruar në garë është Olsian Çela. Çela, aktualisht prokuror te Krimet e Rënda, dorëzoi kandidaturën më 19 prill.

Gara- Këshillli hapi garën me 19 mars, pasi miratoi më parë rregulloren mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve, ku përfshihet dhe procesi i rivlerësimit. Koha në dispozicion për aplikantët është 30 ditë.

Më pas Këshilli, brenda 45 ditëve do të bëjë vlerësimin e tij mbi plotësimin e kushteve nga ana e kandidatëve si dhe do të zhvillojë seanca dëgjimore me ta.

Sipas Kushtetutës, e cila ju përshtat reformës në Drejtësi në vitin 2016, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e votave. Këshilli i Lartë i prokurorisë i dërgon parlamentit tre kandidatura të renditura sipas vlerësimit që kanë marrë.

Nëse parlamenti dështon në zgjedhjen e njërit prej tre kandidatëve, brenda 30 ditëve nga marrja e propozimeve, atëherë emërohet automatikisht ai që është i renditur i pari në listë.

Aktualisht Arta Marku është Prokurore e Përkohshme e Përgjithshme. Afati përfundimtar është 29 prilli por përshkak të pushimeve shtyhet deri më 2 maj. Ndër emrat e përfolur është dhe vetë Marku por që nuk ka dorëzuar ende kandidaturën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fatjona-memcaj-kandidatja-e-dyte-prokurore-e-pergjithshme
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended