Report TV - KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, kryeson Olsian Çela
  • 4 years ago
TIRANE - Një ditë pas intervistimit Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike ditën e sotme listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokruror të Përgjitshëm. I pari në listë renditet prokurori Olsian Çela, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku dhe prokurorja Fatjona Memçaj. Olsian Çela- 459 pikë, Arta Marku- 406 pikë, Fatjona Memçaj - 362 pikë

Pas përfundimit të mbledhjes ku u prezantua pikëzimi i kandidatëve, kreu i KLP Genti Ibrahimi u shpreh se beson se Kuvendi në shembullin e tyre do të votojë të parin në listë.

"Kemi ndjenjën e lehtësimit. Le ta gëzojmë. Shpresojmë se nuk do të ketë ankime nga anëtarët. Secili pati mundësinë të shprehë vullnetin e vet. Tashmë brenda tre ditësh ata do mund të paraqesin ankimimin. Unë besoj se me këtë proces dhamë një shembull për t'iu përgjigjur skepticizmit dhe dyshimet që ka për punën e këshillit. Ky shembull duhet të merret edhe nga kuvendi. Shpresoj që edhe Kuvendit të votojë atë që ne renditëm të parin?

Në frymën e Reformës që i mëshon depolitizimit, besoj se Kuvendi do ndjekë të njëjtën linjë. Ligji parashikon se prokurorin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi. Besoj se në këto kushte nuk është e vështirë për ne", tha Ibrahimi.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku dhe dy prokurorët Olsjan Çela dhe Fajtona Memçaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, dolë dje para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata prezantuan eksperiencën e tyre profesionale dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.
Recommended