Report TV - Ibrahimi: Brenda 14 dhjetorit bëhemi me Prokuror të Përgjithshëm të ri
  • 4 years ago
24 orë para dëgjesës publike me tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton rregulloren se si do të pikëzoj e rendis të parin dhe të fundin e listës së kandidatëve.

Pa e bërë publike ende këtë rregullore KLP e ka kaluar me votim shumice duke e miratuar ndërsa Esmeralda Keshi dhe Tartar Bazaj ka kërkuar të dorëhiqen nga ky votim për shkak të konfliktit të interesit.Ndërsa po ashtu KLP miratoi edhe dorëheqiein nga lista e SPAK të kandidatit Ndini Tavani i cili më herët u shkarkuar nga Vettingu.

Përjashtim nga lista e kandidatëve të SPAK, KLP pritet të bëjë edhe për Besnik Muçin i cili është dekretuar tashmë gjyqtarë kushtetues.

Ndërkohë në një intervistë për mediat kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, u shpreh se në rastin më të keq, Shqipëria, më 14 dhjetor do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm. Ai ka shtuar se lista do t'i dorëzohet Kuvendit të enjten.

?Në rastin më të keq, 30 ditë nga e pasnesërmja Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm?, tha Ibrahimi.

Kreu i KLP tha gjithashtu se të mërkurën do të kryheshin intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

"Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë sa aftësi kanë , plus edhe gradën shkencore. rreth kritereve do të bëhet edhe renditja. Aftësitë profesionale ka nga 1 deri 20 pikë dhe anëtarët e këshillit duhet të shohin eksperiencat e punës dhe pozicionet që kanë bërë. Ne jemi nisur nga portofoli aktual i kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm. Personi që do të shërbejë si P i Përgjithshëm duhet të jetë me cilësi në administrimin publik më shumë. Ligji kërkon që të deklarojmë konflikte të interesit. Cdo anëtarë e bën. Dhe sot u përdorën dy metoda pati anëtarë që menduan se kishte konflikt interesi. Esmeralda Keshi dhe Beluri ngritën dyshimet se nëse do të ishin ne konflikt interesi. Për Tartarin u ngrit nga anëtarët dyshimet. Nesër bëjmë intervistat dhe do të dorëzojmë listën e kandidatëve." tha ndër të tjera Ibrahimi.
Recommended