Report TV -Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm/Kreu i KLP: Do e kemi emrin para korrikut
  • 5 years ago
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për kryeprokurorin e Përgjithshëm. Në garë për këtë post është edhe kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Pokrurorët kandidatë për këtë post kanë 30 ditë afat për të paraqitur dokumentet e tyre.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi deklaroi në mbyllje të mbledhjes së komisionit se emrin e Kryeprokurorit të Përgjitshëm përpara korrikut ndërsa proceurat për SPAK do të varen nga ecuria e vettingut të kandidatëve.

"Rregulloret përkatëse që parashikojnë kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve dhe procedurat që do të ndjekim në për t'i përzgjedhur ata janë botuar në fletoren zyrtare ditën e premte. Brenda të premtes së kësaj jave fillon puna për shqyrtimin e kandidaturave të SPAK që do të zgjase rreth 40 ditë.

Ne sot do të shpallim thirrjen për ata që duan të aplikojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm nis periudha e pritjes për kandidaturat.Sot e shpallim thirrjen. Brenda 30 ditësh do mblidhen kandidatët.

Cdokush që do të përzgjidhet në treshen e kandidaturave, është një pozicion që nuk ka shumë nevojë për shumë komente. Ne bëjmë përzgjedhjen e tre kandidaturave dhe përzgjedhja bëhet në Kuvemd.

Emrin do e kemi brenda korrikut. Për SPAK-un hapat janë pak më të paparashikueshëm sepse lidhet me procedurat e vettingut", u shpreh Ibrahimi.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është marrë vendimi për zgjedhjen e drejtuesve të përkohshëm me mandat 1-mujor, të Prokurorisë së Lushnjës dhe Fierit pasi drejtuesit e tyre të mëparshëm 'ngecën' në rrjetën e vettingut.

Në Lushnje është zgjedhur Violeta Shkurta e cila mora 7 vota pro, ndërkohë që në krye të Prokurorisë së Lushnjës është caktuar përkohësisht Aben Dyla, po me 7 vota pro.
Recommended