Meta: Ramaforma zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota, një guinness i ri shqiptar

  • 5 years ago
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka kapur drejtësinë në vend. Kreu i shtetit vijoi sulmet ndaj Euralius duke thënë se bashkë me kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja mundësuan shkeljen e kushtetutës dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 84 vota, duke bërë të mundur zgjedhjen e një PPP (Prokurori të Përgjithshëm të Përkohshëm) me 69 vota.

Ai sjell në vëmendjen edhe ndryshimin e rekomanduar nga Komisioni i Venecias për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni me 84 vota në vitin 2017 për shkak se koalicioni qeverisës në atë kohë PS dhe LSI kishin 94 mandatet, lëvizje kjo e rekomanduar për të shmangur kapjen e drejtësisë nga mazhoranca.

Meta thotë se me këtë aktin e zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Përgjishme me 69 vota, u kalua nga standardet e qarta të Komisionit të Venecias kaluam tek qëllimet arstistike të Bienales së Venecias dhe nga Reforma në drejtësi në Ramaformë.

"Momenti kyç dhe më cilësor se si Reforma në Drejtësi u shndërrua në Ramaformë..

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u miratua në 21-22 Korrik 2016, me 140 votat e plota të Kuvendit të Shqipërisë.

Të gjitha ndryshimet kushtetuese u miratuan sipas këshillimeve të Komisionit të Venecias, institucioni më i lartë dhe më prestigjioz në Europë për çështjet e së drejtës kushtetuese.

Recommended