Report TV - KLP shpall të hapur garën për Prokurorin e Përgjithshëm, flet kreu Gent Ibrahimi
  • 5 years ago
Hapet gara për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, me vendim unanim të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) . Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e shpalli sot të hapur garën për zgjedhjen për prokuror të përkohshëm me një mandat 7-vjeçar, por nuk do të fillojë shqyrtimin e kandidaturave, pa u botuar rregullorja në Fletoren Zyrtare. Kjo rregullore për zgjedhjen e kandidatëve u miratua gjithashtu unanimisht nga anëtarët e KLP-së.

Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Për postin e kryeprokuror kanë shprehur interes për të garuar disa prokurorë, si Olsi Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca, ndërsa në garë do të jetë edhe vetë kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku.
Recommended