Report TV - Hapet procedura për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm
  • 6 years ago
Komisioni i Ligjeve ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës. Komisioni miratoi me 10 votat e shumicës projektvendimin që i hap rrugë zgjedhjes së prokurorit të ri, ndërsa opozita PD-LSI u largua nga mbledhja pas debateve të forta.
Në bazë të projektvendimit të miratuar nga shumica, komisioni i Ligjeve fton të gjithë prokurorët që të aplikojnë për pozicionin vakant, ndërsa parashikohet që brenda 30 ditëve të mbyllet procesi dhe të caktohet pasuesi i Llallës me shumicë të thjeshtë.

Në komisionin e Ligjeve për më shumë se tre orë kishte një debat të fortë mes dy palëve. Opozita e kundërshton zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, ndërsa kryetari Ulsi Manja i ka cilësuar si anti-amerikanë dhe anti-europianë, referuar deklaratave të dy ambasadave që kërkojnë zgjedhjen e kryeprokurorit të ri me shumicë të thjeshtë.

Debatet te Komisioni i Ligjeve:
Ulsi Manja-Nuk duam konflikte me opoziten. Emocionet politike ti leme menjane. Te bejme debat te paster dhe juridik. Nuk duam zgjidhje të njëanshme. Nuk është parashikuar zgjatja e mandatit të kryeprokurorit, Llallës i mbaron sot mandati 5-vjeçar. Deri në krijimin e KLP detyrën e kryeprokurorit ta ushtrojë përkohësisht një prokuror me eksperiencë. Sot do të përcaktohen procedurat për kryeprokurorin e ri të përkohshëm?, tha Manja.
Recommended