Report TV - 29 mijë euro gjobë djalit të ish deputetit, lihen në burg dy autorët

  • 8 years ago
U prangosën nën operacionin e koduar ?Eklipsi? për gjobëvënie në vlerën e 26 mijë eurove, mbeten në burg dy të rinjtë Luan Rama dhe Rogers Ademaj, ndërsa dy shokët e tyre shpallen në kërkim.

Këtë ka vendosur gjykata e Krimeve të Rënda këtë të shtunë, ndërsa burime nga policia sqaruan se personi ndaj të cilit është vënë gjoba është i mituri me iniciale E.B, djali i një ish deputeti të Partisë Demokratike.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në Muajin Shkurt, kohë në të cilën familjarët e të miturit nxënës në një gjimnaz në Tiranë kanë pikasur mungesën e parave në shtëpi.

Veç 26 mijë eurove që dyshohet se i janë marrë E.B nën kërcënimet e përditshme, presioneve dhe dhunës se nëse tregonte dikush më i fuqishëm se 4 gjobëvënësit do ti vriste familjen, ata kanë tentuar t?i marrin më 26 prill, ditën e arrestimit dhe 3.000 mijë euro të tjera.

Si provë materiale, policia ka mundur të sekustrojë 3 aparate celulare, 6 karta sim, të cilat të dyshuarit i ndërronin sa herë kërcënonin me telefon apo mesazh djalin e ish deputetit, si dhe një automjet me targë AA 391 LU.

Para gjykatës mësohet se të arrestuarit kanë pranuar njohjen me të dëmtuarin E.B., por kanë mohuar gjobvënien duke u shprehur se do të flasin në një fazë tjetër të hetimeve.

Kallëzimi mësohet se është bërë nga ish deputeti, i cili së bashku me djalin i janë drejtuar policisë së Tiranës për kërcënimin dhe marrjen e parave nga 4 të rinjtë, ku dy prej tyre janë ende në kërkim.

Recommended