Ora News - Basha: Krim monstruoz ajo e djalit të deputetit, Balla, politikan bandit. BE të reagojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është një krim monstruoz ajo që ka ndodhur me djalin e deputetit socialist, Rrahman Rrahja, ndërsa shtoi se para drejtësisë duhet të dalin edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli.

Basha e konsideroi Taulant Ballën si një politikan bandit të zhytur në botën e krimit, ndërsa kërkoi nga institucionet ndërkombëtare që të mos heshtin, siç heshtën sipas tij për drogën.

Basha: Një vajzë e pambrojtur, është rrëmbyer, përdhunuar, torturuar në mënyrë sistematike. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të ashpër. Mbi të gjitha është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtje shtetërore këtij krimineli, Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, një politikan bandit i zhytur në botën e krimit.

Ky krim i rëndë i mundësuar dhe i mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë që tashmë jeta e çdo kujt është e rrezikuar nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-krim-monstruoz-ajo-e-djalit-te-deputetit-balla-politikan-bandit-be-te-reagoje

Recommended