Ora News - Kërcet arma në ish-Bllok, mes 2 të plagosurve djali i ish-deputetit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Disa persona janë përfshirë në një sherr në zonën e ish-bllokut mëngjesin e të enjtes, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shtetas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 pas mesnate, ndërsa personat e implikuar kanë përdorur dhe armë zjarri.

Gjithçka ka nisur kur 39-vjeçari Gazmir Bushaj ka plagosur me thikë në krah 22-vjeçarin Rois Babasi.

Ky i fundit, i cili është djali i ish-deputetit Ndriçim Babasi më pas i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri dhe duke e lënë të plagosur në këmbë.

Në sherr janë përfshirë dhe persona të tjerë për të cilët policia po heton përfshirjen në këtë ngjarje.

Pas ngjarjes blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 22-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale ?Plagosja e rëndë me dashje? dhe ?Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit?.

Kurse 39-vjeçari Bushaj mësohet se është proceduar penalisht për ?Plagosje e lehtë me dashje?.

Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke kryer hetime, por motivi kryesor i sherrit dyshohet se ka nisur për një vajzë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa janë marrë në pyetje dhe nga hetuesit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kercasin-armet-ne-ish-bllok-2-te-plagosur-ne-nje-lokal-njeri-me-sende-te-forta/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended