Ora News - Vrasja në ish-Bllok, Avokati: Të mos ketë masë sigurie për Eljon Haton

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i njërit prej personave të plagosur nga ngjarja në zonën e Ish-Bllokut thotë se nuk duhet të ketë masë sigurie ndaj klientit të tij Eljon Hato për shkak se është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranës.

Zeni Qinami:"Ishim në një seancë gjyqësore këtu tek Spitali Ushtarak, ku prokuroria ka kërkuar arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për klientin tim, zt.Hado.

Kërkova në seancën gjyqësore që gjykata të vlerësojë të jashtëligjshëm arrestimin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktuar këtë masë sigurimi, njëkohësisht nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm për këtë masë sigurimi dhe i mbështetur në prova pasi ai akuzohet për një vepër penale goxha të rëndë për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Asnjë nga këto pretendime të prokurorisë nuk janë bazuar në prova. I kërkova gjykatës që të vlerësohet arrestimi i paligjshëm dhe së dyti të mos caktohet asnjë masë sigurimi, pasi është një viktimë, është në gjendje spitalore të rëndë për jetën.

Kërkova nga mjekët që të shtohet kujdesi pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjendja është e rëndë. Është në reanimacion. Ne e pamë vet dhe komunikuam me mjekun. Nuk është në gjendje të flasë.

Pamje filmike nuk janë paraqitur pasi aty nuk ka pasur kamerave. Mua nuk më duket asnjë provë bindëse që të provohet akuza e ngritur nga prokuroria".


Ndërkohë, Gjyqtari Artan Gjermeni është drejtuar për në spitalin privat ku ndodhet i plagosuri tjetër Ervis Martinaj, i cili ka deklaruar gjithashtu se nuk ka konflikte me njeri dhe ka qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dy të plagosurit, të cilët u përfshinë në një përplasje me armë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e së enjtes (4 tetor), ku mbeti i vrarë i riu Fabiol Gaxha.

Për ngjarjen, janë shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, komando pranë repartit të Zall Herrit.

Në vendngjarje u sekuestruan 11 gëzhoja dhe 3 pistoleta dhe shuma të konsiderueshme në euro.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-ne-ish-bllok-avokati-te-mos-kete-mase-sigurie-eljon-haton

Recommended